“Plagosje me dashje”, pranga 46-vjeçarit


“Plagosje me dashje”, pranga 46-vjeçarit

13:54 18/02/2019

Një 46-vjeçar është arrestuar nga policia e qytetit të Sarandës. Në pranga ka rënë Janaq Xega, 46 vjeç, me banim në fshatin Mursi, Sarandë.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë për arsye se Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë me vendimin nr. 23-2018-1795 (214), datë 10.10.2018, e ka dënuar këtë shtetas me 2 vite e 10 muaj burgim për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”./tvklan.al

 






Të ngjashme