Plaket Arnold Schwarzenegger


Plaket Arnold Schwarzenegger

21:37 29/11/2018

Jemi mësuar ta shohim gjithmonë të fortë, me një turp të tonifikuar, si heroi që lufton të këqinjtë. Por Arnold Schwarzenegger nuk është më i tillë. Një nga bodybuilderët më të mirë të të gjitha kohërave, ka pohuar se tashmë mosha po bën të vetën.

Gjatë një interviste për “Men’s Health”, 71-vjeçari tha se tashmë e ka të vështirë të ndjekë të njëjtin regjim për turpin e tij. Schwarzenegger tregoi se pjesa më e vështirë është të bëjë ushtrimet për këmbët e tij.  Megjithatë zhvillimi i teknologjisë duket se ia ka lehtësuar ushtrimet në palestër.

Vetëm para pak kohësh 71-vjeçari bëri dhe një operacion në zemër. Por kjo gjë nuk e ndaloi të ndjekë pasionet e tij.

Klan Plus






Të ngjashme