Plane për fundjavën? Moti kthen sërish
Nëse keni bërë plane që të udhëtoni këtë fundjavë atëherë mund t’i realizoni pa problem.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave, ditën e shtunë dhe të diel nuk priten të ketë reshje në të gjithë territorin.
Ditën e diel temperatura maksimale do të ngjitet deri 19°C ndërsa më e ulëta do të arrijë 0°C.
Përkatësisht në zonat bregdetare temperaturat minimale pritet të zbresin deri në 6°C dhe ato maksimale do të ngjiten deri në 19 °C, në vendet e ulëta temperaturat do të variojnë nga 7 deri në 19 °C, ndërsa në zonat malore temperaturat minimale do të shënojnë 0°C kurse ato maksimale do të arrijnë 12 °C.
Era pritet të fryjë me shpejtësi mesatare kryesisht në bregdet dhe në zonat malore.
/tvklan.al