Planet e Bashkisë për vitin 2000 (3 Dhjetor 1999)
I përfoluri si viti i përmbysjes, tashmë do të njihet dhe do të mbahet mend si viti i ndryshimeve të mëdha. Mijëvjeçari i tretë dhe i ri hap rrugën e një historie dhe një epoke të re në historinë e njerëzimit. 28 ditë duhen kaluar për të mbërritur në natën e magjishme të Vitit të Ri 2000 që jo kujdo do ti jepet të jetojë kalimin e mijëvjeçarit.
Pritja e Vitit të Ri 2000 duhet të jetë një festë popullore që sot Bashkia Tiranë ka paraqitur projektin festiv me aktivitetet që do të uzurpojnë sheshin ato ditë. Organizimi dhe menaxhimi i këtij festimi do të bëhet nga Shoqata Alb Art Soceti, e aprovuar edhe nga Bashkia. Përfshirja duhet të jetë e tillë që të përfshijë një pjesëmarrje të gjërë dhe të shumëllojshme. Do të propozohet të realizohet bllokimi i pjesshëm i sheshit “Skënderbej” në oraret e aktiviteteve duke filluar nga 26 Dhjetori e deri në 1 Janarin e vitit 2000.
Një shesh i madh spektatorësh të cilët mund të frekuentojnë çdo kënd të improvizuar me koncerte, trup baleti, cirk dhe kënde koktej. Data 31 Dhjetor nuk do të ketë errësirë por drita shumëngjyrëshe dhe njerëz që duan të jetojnë. Këshilli Bashkiak ka miratuar 6 milion lekë të reja por që Bashkia i bën thirrje për ndihmë të gjitha subjekteve private.
Hyrjet e rrugëve do zbukurohen me harqe dritash duke krijuar idenë e futjes në një tjetër botë festive. Të katër anët e sheshit me tavolina portative ku do shpërndahen qindra shishe sfumante. Një vidioprojektor në shesh ku çdokush do të ndjekë edhe festimin e Vitit të Ri në botë. Kështu Bashkia e Tiranës ka shpalosur projektin e saj që kërkon dhe mbështetje institucionale. Fillimi i një mijëvjeçari të ri do të jetë një fillim i një tjetër historie./tvklan.al
Gazetare: Holta Zhiti