Planet e muajit Korrik për shenjat e horoskopit
Si çdo fillim muaji, në studion e “Rudina” në Tv Klan ishte e ftuar astrologia Meri Shehu për të na treguar se çfarë kanë rezervuar yjet për shenjat e horoskopit gjatë muajit Korrik.
Në një vijë të përgjithshme për shenjat, të cilat po ndikohen nga nota optimiste, muaji Korrik është edhe muaji kur çlirohemi deri diku nga Mërkuri i kundërt, pasiguritë, Dielli jep energjinë e tij për t’u ndierë më mirë.
Meri Shehu: Do të kemi një Hënë të re në Gaforre në datën 9.
Rudina Magjistari: Që do të thotë, çfarë ndryshimi sjell për të gjithë?
Meri Shehu: Që do të thotë ujë, dëshirë për të ndierë natyrën, Gaforrja është shenjë e Verës, e detit, e ujërave, e pjellorisë, e fëmijëve, e femrave, kështu që mbarësinë më të madhe do ta kenë femrat. Por mos të harrojmë që pas datës 23 Korrik kemi Hënën e plotë në Ujor dhe pastaj fillon potenca mashkullore, fillon Dielli të hyjë në Luan dhe stafetën e marrin meshkujt.
Pas datës 23 Korrik do të jenë meshkujt më të favorizuarit për periudhën që do të flasim ne në Gusht, por gjithë Korrikun e kemi më shumë feminil, të këndshëm, të butë, familjar dhe me lajme të mira deri diku. Na kanë lodhur këto përplasjet Mars-Pluton sepse ka qenë Marsi në Gaforre dhe duke u përplasur me Plutonin, kemi dëgjuar shumë aksidente, probleme familjare, grindje, sherre që nuk dua t’i kujtoj sepse ishin të dhunshme, por ka qenë Marsi në Gaforre në një pikë shumë delikate familjare dhe planeti i luftës në një shtëpi familjare sjell këto trauma.
Rudina Magjistari: Gjithsesi, kanë kaluar.
Meri Shehu: Kanë kaluar, pra Marsi tani do të jetë në shenjën e Luanit, në shenjën e vet.
Rudina Magjistari: Kështu që vjen shumë më i butë, shumë argëtues, shumë relaksues për të gjithë.
Meri Shehu: Edhe Afërdita do të jetë në shenjën e Luanit kështu që do të jetë një muaj shumë erotik./tvklan.al