Planetet me diamante


Planetet me diamante

09:30 14/10/2020

Universi shumë i pasur, por thesaret janë shumë larg nesh 

Jo vetëm planetë të përshtatshëm për zhvillimin e jetës, por edhe prej diamanti. Ky është një ndër zbulimet më të fundit, ku Rruga e Qumështit mund të jetë e mbushur me planetë të çmuar. Janë shkëmbore, sikurse edhe toka, me koren që përbëhet nga silikate, zemra nga hekur dhe karbon, e në mes, manteli, i mbytur ne diamante.

Kështu rezulton të jenë ndërtuar planetet e supozuara, sipas një studimi të kryer nga Universiteti Shtetëror i Arizonës dhe ai i Çikagos, që është publikuar në revistën e Shkencave Planetare.

Autorët e studimit kanë rikrijuar kushtet e temperaturave dhe të trysnisë në laborator, për të kuptuar krijimin e këtyre planetëve. Kështu është vëzhguar se është uji që ndikon dhe e transformon shtresën e brendshme të planetit të pasur me silic, duke e pasuruar me diamante nëpërmjet një procesi që çliron metan dhe hidrogjen.

Por kërkuesit shpjegojnë se sekreti qëndron pas Yllit mëmë, që ndryshe nga Dielli ynë, përmban më shumë karbon sesa oksigjen.

Këta lloj planetësh janë ndryshe nga çdo trup qiellor në Sistemin tonë Diellor. Këta gjithashtu nuk janë aspak të përshtatshëm për zhvillimin e formave të jetës, pasi janë gjeologjikisht inaktivë, karakteristikë kjo që i bën atmosferat e tyre të pabanueshme, të paktën sipas konceptit të jetës që kemi ne tokësorët.

Megjithatë informacione më të detajuara mbi planetët e çmuar që ndodhen pranë nesh, do të kemi me pasuesit e teleskopit Hubble, James Webb, që do të niset në hapësirë vitin e ardhshëm.

Klan Plus






Të ngjashme