Plani i Paqes për Kosovën – (03 Qershor 1999)


Plani i Paqes për Kosovën – (03 Qershor 1999)

09:58 03/06/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Çernomërdin dhe Ahtisari i kanë paraqitur Presidentit Jugosllav Millosheviç një plan të përbashkët paqeje, që ofron sipas udhëheqesit rus nje shans real për dhënien fund konfliktit në Kosovë. Ky plan parashikon ndalimin e luftimeve, tërheqjen e forcave serbe nga Kosova, pranimin nga Beogradi të një force ndërkombëtare paqeje dhe autonomi të zgjeruar për Kosovën.

Sipas sekretarit të përgjithshëm të NATO-s Havier Solana kjo forcë paqeje do jetë e ngjashme me forcën e stabilitetit të vendosur në Bosnje me 1995 e quajtur SFOR. Në forcen e Kosovës KFOR do marrë pjesë edhe Rusia. Mendohet për krijimin e dy komandave të veçantave në këtë forcë, një në Veri të Kosovës drejtuar nga Rusia dhe një në Jug të saj drejtuar nga Forcat Aleate.

Burime të NATO-s deklarojnë se kjo nuk do krijojë një ndarje të Kosovës. NATO deklaron vendosjen e një kontigjenti prej 50 mijë forcash, ku pjesën e luanit do ta kenë Britania e Madhe, Franca dhe SHBA, e cila është shprehur deri tani për 7 mijë trupa./tvklan.al






Të ngjashme