Basha: Rama po fsheh krizën e OSHEE


Basha: Rama po fsheh krizën e OSHEE

17:52 09/10/2021

PD paralajmëron denoncim në SPAK

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha reagoi në rrjetet sociale për deklaratën e Kryeministrit Rama. Basha shkruan se Rama po fsheh vjedhjen e radhës përmes OSHEE-se duke e justifikuar me “krizë”, një fjalë që kreu i PD e ka futur në thonjëza. Basha thotë se është e njëjta skemë si me tenderat sekrete gjatë pandemisë dhe me tenderat e ushqimeve për familjet e goditura nga tërmeti.

Ndërkohë nënkryetarja e PD-së, Grida Duma, akuzoi drejtuesit e KESH dhe të OSHEE si shushunja të korrupsionit dhe paralajmëroi një denoncim në SPAK. Sipas Partisë Demokratike, 200 milionë eurot e planit të qeverisë do të shkojnë për të mbyllur gropën e korrupsionit që kanë hapur abuzimet me tenderat për energjinë elektrike

Tv Klan






Të ngjashme