Plani për rinisjen e Bundesliga 1
239 persona në stadium për çdo ndeshje
Në Gjermani pasi disa ekipe dolën në stërvitje po mendohet edhe se si mund të luhet në Bundesliga 1. Skenari më i mundshëm është pa praninë e publikut që verdiktet të jepen në fushë.
Sipas të përditshmes gjermane Blid numri maksimal i personave të lejuar në stadium për çdo ndeshje do të jetë 239 për shkak që të shmanget infektimi me Covid 19.
Në fushën e lojës dhe përqark do të jenë 126 duke përfshirë lojtarët, trajnerët, mjekët, transmetuesit televizivë dhe mbledhësit e topave që është menduar të jenë vetëm 4.
Pjesëmarrësit e tjerë do të jenë 113 persona, ku do të jenë shërbim sigurie dhe gazetarë. Pezullimi është aktiv prej 11 marsit. Liga Gjermane e Futbollit shikon si ideale rinisjen e kampionatit në fillim të majit, por ende nuk ka një vendim.
Tv Klan