
Plani vendor, 2 unaza për këmbësorët dhe transportin publik
Pas më shumë se 100 konsultimesh, Bashkia e Tiranës ka bërë prezantimin përmbyllës të planit të përgjithshëm vendor, i cili do të kalojë për miratim në Këshillin Bashkiak në Nëntor.
Sipas këtij plani, Tirana do të ketë 7 qendra policentrike, një pyll orbital që e rrethon atë, 3 herë më shumë gjelbërim, si dhe 5 unaza, 2 prej të cilave të dedikuara për transport publik dhe këmbësorësh.
Sa i takon ndërtimeve, ata do të jenë të larta, për të krijuar kështu me shumë hapësira publike.
Plani i ri urbanistik parashikon edhe përcaktimin e zonave industriale dhe rezidenciale, duke krijuar edhe rrugët tregtare.
Nuk do të mbeten jashtë vemendjes edhe vilat dhe qendrat historike përreth qytetit. Edhe fuqizimi i sektorit bujqësor është një nga 13 pikat strategjike të planit urbanisik.
Tv Klan