Planifikimi urban (2009)
Autori: Blendi Fevziu
23:05 26/02/2009Procesi i planifikimit është një cikël i vazhduar që vendos në një marrëdhënie të ndërsjellë dhe të ndërvarur të gjitha dokumentet e planifikimit, të cilat përbëjnë instrumente që u përgjigjen dinamikave të aktivitetit njerëzor dhe territorit.
Migrimi i popullatës pas 1990 filloi të behej mjaft i mprehtë në shoqërinë shqiptare. Ata që migruan në fillim drejt Tiranës u vendosën nëpër kasolle teneqeje të cilat më pas u shndërruan në vila dhe pallate me apo pa leje. Kjo temë tashmë është kthyer ndër më të diskutuarat dhe për të folur lidhur me të ishin të ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan Fatos Lubonja, Artan Lame, Maks Velo, Artan Shkreli, Flamur Kuci, Marin Bicoku.
“Ky është pushtim i vetvetes dhe i territorit. Migracioni ka bërë që tranzicioni jonë të kthehet mbrapsht. Tranzicioni jonë nuk mbaron dhe s’ka për të mbaruar, as pas 100 apo 200 vjetësh, asgjë nuk mund të rregullohet. Kjo ndodhi sepse nuk dimë ç’është ligji apo prona”, tha Velo.
“Në kohën e Zogut ka pasur projekte të qarta të cilat janë dokumentuar nëpër arkiva. Mendoj se Shqipëria është ilustrim shumë i mirë i një fenomeni që quhet ekstremet puqe. Është një rreth vicioz ku paaftësia prodhon kaos dhe kaosi paaftësi. Është një situatë që do një kërkon reflektim të thellë”, tha Lubonja./tvklan.al
Të ftuar: Fatos Lubonja, Artan Lame, Maks Velo, Artan Shkreli, Flamur Kuci, Marin Bicoku.