Planifikonin një vrasje, pranga shqiptarëve të Sacra Corona Unita
14 është numri i të arrestuarve nga karabienierët në Lecce, mes tyre 2 shqiptarë, si të dyshuar për lidhje me organizatën mafioze Sacra Corona Unita.
Ata akuzohet për vepra të ndryshme kriminale, si tentativë vrasjeje ndaj Luigi Spennato, në Nëntor të 2016 -ës, trafik droge, armëmbajtje, vjedhje me pasoja të rënda etj. Të arrestuar nga ky operacion i drejtuar nga antimafia italiane janë dy shqiptarët Sabin Braho dhe Eljos Fasku, si dhe italianëtCosimo Damiano Autunno, Ivan Caraccio, Andrea Cecere, Giuseppe Corrado, Carmelo Salvatore Crusafio; Luca Del Genio, Antonio Andrea Del Genio; Eros Fasano, Domiria Lucia Marsano, Tommaso Montedoro, Marco Petracca dhe Lucio Sarcinella.
Ky grup kriminal, koka e të cilit ishte Tommaso Montedoro, i arrestuar më parë, e ushtronte aktivitetin e tij kriminal kryesisht në Casarano. Nga hetimet u zbulua se klani po përgatitej për të kryer një vrasje. Sipas hetuesëve, në grupin e përbërë nga 14 veta ishte edhe viktima e tyre, Ivan Caraccio, ashtu sikurse ekzekutorët e mundshëm. Siç shkruajnë mediat italiane, hetimet dokumentuan gjithashtu edhe procesin e riorganizimit të bandës mafioze të drejtuar nga Tommaso Montedoro, aktive në Casarano dhe qytetet përreth. Lufta për të kontrolluar rrjetin e shpërndarjes së drogës kishte krijuar dhe përçarje në bandat mafioze në kazaraneze, dikur e drejtuar nga Montedoro dhe Augustino Potenza. Hetimet që çuan edhe në arrestimin e anëtarëve të kësaj bande janë të lidhura edhe me vrasjen e Augustino Potenza, në Tetor të 2016 -ës gjithnjë në Casarano./tvklan.al