Plas mes PD-LSI
Shekspiri i ka ardhur në ndihmë edhe kryetarit të PD Lulzim Basha i cili e ka thelluar përplasjen me LSI me deklaratën e tij bërë në Krujë, ku e ka quajtur presidentin e zgjedhur tregtar ndërmarrja e të cilit do të falimentojë në 25 qershor.
Basha akuzoi LSI-në se ka bërë për vete votues demokratë me pazare ndaj u bëri thirrje të ikurve të rikthehen në shtëpinë e tyre.
Përgjigjen Lulzim Bashës ia ktheu pak orë më pas Ilir Meta në një takim në Lushnje.
Por më i ashpër është kreu i LSI-së Petrit Vasili që e konsideroi Bashën mosmirënjohës si ndaj Berishës ashtu dhe Metës.
Duke iu referuar LSI-së, Basha ka theksuar vazhdimisht se koha e pazareve ka përfunduar, duke lënë të kuptohet se me LSI nuk do të bëjë koalicion as pas zgjedhjeve edhe nëse do t’i duhen votat e saj për të marre pushtetin./ TV KLAN