Plas skandali në Festivalin e Fundvitit në RTSH (24 Dhjetor 1998)
Hije skandali në festivalin më të rëndësishëm artistik të 37 fundviteve. Festivali i Këngës në Radio Televizion,jo shpesh i ka kënaqur të gjithë, si autorë, këngëtarë e ashtu dhe pubikun. Disa të anëtarëve të jurisë vunë re shkelje në votim. Zemërimi nis që tek zgjedha e këngëve pjesëmarrëse në festival, e deri tek nata e tretë ku bëhet dhe skualifikimi për t’u futur në natën finale.
Asnjëherë nuk janë bërë publike këto pakënaqësi. Ata kanë mbetur mes këngëtarëve dhe kompozitorëve në biseda të brëndshme të tyre. Dhe skandali këtë vit ndodh dhe pikërisht brenda jurisë. Juria e përbërë prej 17 vetësh nuk ka qënë e gjitha dakort për renditjen dhe çmimet e dhëna natën finale të festivalit. Madje shumica nuk kanë firmosur dhe procesverbalin për tre çmimet fituese.
Mbase për disa anëtarë ky mbetet një çmim i rremë. Ndërkohë që nga kryetari i jurisë pohohet një ndarje e drejtë dhe një firmosje e plotë. Ka patur debate mes anëtarëve të cilët po të kishin ngritur zërin për të mos qënit dakort, skandali do të plaste më herët dhe do të prishte atmosferën e festivalit./tvklan.al
Gazetare: Holta Zhiti