Plastika po infekton ujin dhe burimet e ushqimit
Shëndeti i njeriut rrezikohet seriozisht nga grimcat e imta plastike. Shkencëtarët nëpër botë japin alarmin se mbetjet plastike kanë ndotur gjerësisht burimet e ushqimeve për njerëzit. Në një analizë të publikuar nga CNN thuhet se grimcat imta të plastikës, më të vogla se 5 mm mbartin mikrobe që përbëjnë një rrezik serioz për shëndetin e njeriut.
Pasojat janë ende të papërcaktuara por pasojat janë konkrete tek kafshët e zonave të ndotura. Studimet për efektet e ndotjes ambientale nga plastika tek njerëzit kanë nisur kohët e fundit dhe ende nuk është arritur në konkluzione. Por deri më tani është arritur në konkluzionin se bakteret shkaktojnë probleme serioze në sistemin e tretjes. Materialet plastike lëshojnë lëndë helmuese që vrasin qelizat dhe mund të çrregullojnë ADN-në, duke shkaktuar edhe vdekjen.
Grimcat krijohen nga shpërbërjet e materialeve më të mëdha plastike. Rezulton se në shumë vende ato kanë ndotur ujin e pijshëm. Përmes sistemit të ujitjes janë përhapur nëpër të mbjella e deri në oqeane duke prekur edhe peshqit. Çdo vit prodhohet mesatarisht 330 milion ton plastikë në gjithë globin, sasi që pritet të trefishohet deri në vitin 2050.
Tv Klan