Platini: Luftë trukimeve dhe racizmit


Platini: Luftë trukimeve dhe racizmit

12:26 28/12/2013 MichelPlatiniPresidenti i UEFA-s, Michel Platini ka zgjedhur faqen në internet të institucionit që drejton për të paraqitur të mirat dhe të metat e vitit 2013. Kreu i futbollit Europian e ka nisur me anën negative të këtij sporti popullor. Platini ka pranur se gjatë vitit 2013 ka patur probleme me manipulimin e ndeshjeve, dhunën në stadiume, racizimin, pagesa të parpambetura dhe kontrata lojtarësh dhe transferime me shifra të ekzagjeruara. Michel Platini nga ana tjetër ka deklaruar se autoritetet publike kanë nisur të luftojnë problemet që prishin imazhin e futbollit. Presidenti i UEFA-s tha se institucioni që përfaqëson ka përgjegjësit e tij, por është i vendosur të luftojë çdo fenomen të shëmtuar. Michel Platini ka prekur edhe çështjet e Fair Play financiar duke treguar vendosmëri se kjo reformë do të vazhdojë duke kërkuar bilance të shëndosha të klubeve të futbollit.  Për probleme ekonomike ose përfshirje në trukime, UEFA ka lënë jashtë aktiviteteve disa ekipe. Nga ndëshkimi nuk kanë shpëtuar edhe disa arbitra. Sjellja josportive, ka thënë Platini në stadiume ka bërë që disa ndeshje të zhvillohen pa praninë e tifozëve. Në fund Michel Platini ka përgëzuar Bayren Munchen për sukseset e arritura këtë vit ku trofeu i fundit ishet Botërori i Klubeve.





Të ngjashme