Plazhi i Durrësit – (1 Shtator 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Sezonit turistik po i vjen fundi. Kjo shihet edhe në plazhin e Durrësit një nga më të frekuentuarit prej qindra e mijra pushuesve. Ndërsa privatët ferkojnë duart nga fitimet e majme të arritura në këtë sezon, arka e turizmit shtetëror vazhdon të mbetet e zbrazur.
Kompleksit turistik të plazhit dikur krenaria e turizmit shqiptar me të drejt i bëjnë karshillëk këto hotele e komplekse pushimi të ngritura vetëm një vit më parë megjithëse shteti është ende pronar i disa trojeve ku ato janë ndërtuar. Ky karshillëk është edhe më i dukshëm në zonën ranore, ku plazhet private të sistemuara dhe të pastruara janë shumë larg atyre publike ku ka më shumë plehra e shishe se sa njerëz.
Thuajse projektet në turizëm janë të shumtë dhe se do të ndryshojnë pamjen e bregdetit shqiptar dhe do ti rikthejnë emrin e mirë turizmit të shtetit./tvklan.al