Plazhi i Patokut – (03 Qershor 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Qytetarët laçianë një herë e një kohë gjatë ditëve të nxehta i drejtoheshin plazhit të Patokut, vetëm 10 km larg qytetit. Godinat e kampit të pushimit prisnin me qindra plazhistë nga i gjithë vendit. Sot plazhi i Patokut të duket si një lagje e Venecias, deti ka hyrë në thellësi duke rrethuar kampin.
Pamjet tregojnë se plazhi dhe kampi i dikurshëm tani nuk ka asnjë gjurmë. Përveçse janë të rrethuar nga uji i detit godinat e kampit janë shkatërruar. Tashmë në plazhin e Patokut vetëm disa peshkatar fshatar të zonës mund të sigurojnë diçka me rrjetat e tyre.
Disa laçian vazhdojnë të vinë akoma në zonën e pa përmbytur ende në plazhin e Patokut si për të kujtuar kohët e mëparshme ku aty njëher e një kohë na ishte një plazh./tvklan.al
Gazetar – Eduart Frangaj