Plazhi i Pogradecit nuk plotëson kushtet për pushuesit (14 Gusht 1999)
Plazhi në qytetin e Pogradecit pa çezme dhe WC. Gjendja në plazhin e Pogradecit është vështirësuar shumë vitet e fundit kur më parë në çdo 200 metra ekzistonte një çezmë. Sipas disa pushuesve rrjeti i ujit të pijshëm është shkatërruar nga shitësit ambulante të cilët kërkojnë të shesin ujin e gazuar ose natyral tek pushuesit.
Në gjithë territorin e plazhit ekziston vetëm një WC për të plotësuar nevojat personale të qytetarëve. Kjo pikë është kthyer në një qendër pisllëku si burim epidemie. Një pjesë e njerëzve kanë filluar të përdorin bunkerët për nevojat personale ose ndotin ujin e liqenit. Pushteti Lokal nuk kujdeset për ndërtimin e WC-ve të reja dhe pastrimin e atyre bunkerëve që kanë ndotur ambientin.
Mjafton një fond fare i vogël për rregullimin e situatës. Megjithatë mungesën e ujit dhe të WC-ve sigurisht që e vuajnë plazhistët që frekuentojnë këtë liqen me natyrë të bukur./tvklan.al