Plazhi i Shëngjinit hap sezonin veror (28 Maj 1999)


Plazhi i Shëngjinit hap sezonin veror (28 Maj 1999)

12:25 28/05/1999

Plazhi i Shëngjinit pret pushuesit e parë. Moti i nxehtë i ditëve të fundit ka hapur dhe sezonin e plazhit në Shëngjin. Të parët që po shijojnë freskinë e detit në plazhin e Shëngjinit, janë të ardhurit nga Kosova që aktualisht janë strehuar në kampin e punëtorëve të Shëngjinit. Ky plazh është i pastër duke e krahasuar atë me plazhin e Durrësit apo ndonjë tjetër. Por dora e ndërmarrjes së pastrimit mungon edhe këtu. Nuk bëhet më fjalë për përpunimin e rërës me traktorë që bëhej çdo fillim sezoni veror.

Mbeturinat plazhistët i hedhin në rërë pasi mungojnë vendet për hedhjen e tyre. Plazhi i Shëngjinit në Lezhë është një nga më të frekuentuarit pasi dhe rëra e saj është më e pastër higjenikisht dhe me një kujdes me të madh të ndërmarrjeve të pastrimit ajo do të shndërrohej në plazhin numër një të bregdetit tonë./tvklan.al

Gazetar: Eduart Frangaj






Të ngjashme