Plazhi i Shengjinit i ndotur nga plehrat – (25 Gusht 2000)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Në plazhin e Shëngjinit vijnë pushues kryesisht nga veriu, Kosova dhe Maqedonia. Bashkë me ta marrin rreze dielli edhe këto lopë e derra. Të vetmit që as skuqen e as nxihen janë përgjegjësit në Bashkinë e Lezhës, që kanë për detyrë të pastrojnë këtë plazh.
Plehrat që krijojnë banorët e Shëngjinit, kanë kohë që nuk pastrohen dhe janë kthyer në kullotë për këto kafshë shtëpiake. Gjatë dimrit që mungon plazhi, shëngjinasit rrojnë me qumështin e bagëtisë dhe me mishin e derrave. Siç është e natyrshme kafshët bëjnë edhe pleh pasi hanë. Ai shpërndahet nëpër rërë, e mbi të shtrihen pushuesit vendas apo turistët e huaj.
Kohët e fundit në vendin tonë janë shfaqur disa lloj sëmundjesh që përhapen nga kafshët tek njeriu. Në Gjirokastër dhe Korçë ka pasur sëmundje të plasjes. Rrethet jugore janë përfshirë nga bruceloza, ndërsa në Kosovë është regjistruar tularemia./tvklan.al