Plazhi i Tales ende nuk është gati të presë pushuesit
Tales i duhen dhe disa ditë për tu bërë gati për sezonin turistik. Në zonë ka punëtorë të shërbimeve që po bëjnë largimin e mbeturinave të sjella në breg nga deti. Janë më shumë se 3 km vijë bregdetare e cila do ti nënshtrohet ndërhyrjes për largimin e mbeturinave.
Besohet që ata të cilët do të zgjedhin Talen për të kaluar fundjavën që vjen në bregdet do të gjejnë një ambient optimal. Administratori i Shënkolli Albert Rrusti thotë se është siguruar edhe urgjenca në zonë gjatë sezonit duke rritur sigurine për pushuesit.
Albert Rrusti:
“Bregdeti i Tales po përgatitet për shtim të ndjeshëm të vizitorëve dhe turistëve. Shërbime të shtuara dhe gadishmëria pretendohet se do të jetë suksesi i kësaj vere për ta, ndërsa pastërtia nuk do të jetë aspak çështje.”
/TV KLAN