Plehrat e Lanës – (17 Gusht 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
17 ditë është shkelur urdhëri i kryetarit të bashkisë për pastrimin e Lanës. Kjo jo vetëm që nuk ëhtë zbatuar ky urdhër por plehrat tashmë kanë marrë dhenë edhe në qendër të Tiranës. Si zgjidhje për të gjithë tregtarët që ndodhen aty duket si zgjidhje nxjerrja e plehrave në bulevardin kryesor. Mos pasja e një rrjeti punonjësish pastruesish për lokalet në qendër mbase ka detyruar pronarët apo punonjësit ti hedhin në rugë.
Kjo është tërësisht jashtë urdhërave që kryebashkiaku ka nzjerrë veç për subjekte që ushtrojnë aktivitete gjatë dy anëve të lanës, pa menduar se kjo do të ndodh edhe në qendër. Pastrim total i kësaj zone që çdo trgtar ka uzurpuar dhe si afat përfundimtar i saj është caktuar data 31 Korrik, në të kundërt do ti mbyllej aktiviteti. Por duket se asnjëra nga këto nuk është zbatuar./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti