Plehrat mbulojnë Gramshin
Ky mjet po nxiton të shkarkojë plehrat.
Të tillë ka me dhjetëra në ditë.
Pamjet janë shokuese këtu në Mashan të Gramshit
Me ndërtimin e hidrocentralit të Banjës, fusha e vjetër u përmbyt.
Në të tilla rrethana u caktua një vend – depozitim i ri disa kilometra larg qytetit.
Por këtu nuk plotësohet asnjë nga kriteret e trajtimit të mbetjeve urbane.
Ujërat që kullojnë nga plehrat përfundojnë në Devoll.
Kurse tymi dhe flaka nga zjarret përhapen në qytet.
Nënkryetari i Bashkisë, Enver Qosja e pranon që gjendja është katastrofë.
Sipas tij, mes Bashkisë dhe Devoll Hydropower që administron HEC Banjë ekziston marrëveshje për trajtimin e mbetjeve.
Më herët pati një projekt për dërgimin e mbetjeve në landfillin e Elbasanit, por që nuk u finalizua për shkak të kostos.
Nënkryetari Qosja nënvizon se fusha ekzistuese nuk i plotëson kriteret dhe tymi që krijohet nga djegia ndot qytetin.
Edhe HEC Banjë nuk po i shpëton ndotjes.
Plehrat po përfundojnë në përrenj ose direkte në Lumë. Në rast përmbytjesh këto përfundojnë në liqen. Në rrethana të tilla, Gramshi ka nevojë emergjente ndërtimin e një landfilli të ri që do të mbronte qytetin ashtu dhe HEC Banjë.
Tv Klan