Plehrat në Elbasan – (9 Qershor 1999)


Plehrat në Elbasan – (9 Qershor 1999)

19:31 09/06/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Qyteti i Elbasanit nën efektin e gazrave helmues. Mbretëria e pisllëkut në qytetin e Elbasanit e përfshirë në flakë. Për një muaj tonelata të tëra plehrash janë përfshirë në zjarr duke prodhuar një sasi marramedëse tymi dhe gazrash, të cilët tashmë po intoksikojnë qytetin.

Gjëndja mbetet e rëndë sidomos në lagjen pranë vendit të grumbullimit të plehrave, por tymi dhe gazi që çlirohet vazhdimisht shqetëson qytetin, fshatrat aty pranë dhe pikat turistike në periferi. Tepër të shqetësuar një grup qytetarësh kanë kërkuar sensibilizimin e situatës dhe marrjen e masave të duhur. Në xhunglën më të madhe të plehrave në qytet ndodhen dhe qenie shtazore.  

Ekologjistët dhe klubi përkatës në qytet është sensibilizuar me situatën. Kryetari i këtij grupi Ahmet Mehmeti thotë se interesimi i tyre është i madh por se nuk janë të fuqishëm. Ka një projekt modern për përpunimin e plehrave të qytetit të Elbasanit, por për shkak të situatës investimi i huaj nuk u realizua./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj






Të ngjashme