Plehrat në Kosovë – (26 Maj 2000)


Plehrat në Kosovë – (26 Maj 2000)

19:53 26/05/2000

Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Grumbujt e shumtë të plehrat në Prishtinë shqetësojnë jo vetëm banorët e Kosovës por edhe të huajt e shumtë që punojnë aty. Megjithatë deri tani askush s’ka bërë diçka për të përmirësuar situatën. Edhe pse momentalisht opinion Kosovar është shumë i interesuar për vendimet e ardhshme politike, normalizimi i jetesës, mbarimi i luftës dhe mbi të gjitha të jetuarit në demokraci, kanë sjellë edhe problemet të reja me të cilat kosovarëve u duhet të përballen për herë të parë.

Ky grumbull plehrash të shoqëron kudo në Kosovë. Të gjithë i shohin, të gjithëve nuk u pëlqen, por asnjë nuk vepron. Prishtina është pasqyra e Kosovës për botën dhe këto pamje nuk janë premtuese. Të gjesh personat e përgjeshëm në  një situatë të tillë është shumë e vështirë.

Administrata civile në Kosovë shpenzon një shumë të caktuar duke paguar një staf njerëzish që merren me pastrim. Megjithatë rezultatet janë të pakta. Vetë gjenerali Rajnhard, ish numri 1 i forcave të KFOR-it, bashkë me kryeadministratorin Kushner dhe personalitete të tjera kanë marrë thesin në krah dhe kanë dalë një të shtunë të pastrojnë plehrat e Prishtinës, por popullata e Prishtinës nuk u duk shumë e interesuar për të.

UMNIK-u u mundua disa herë të organisoj aksione për pastrimin e plehrave por kjo ka zgjatur vetëm disa ditë edhe këtu interesimi ka qenë i pamjaftueshëm. Nga ana tjetër temperaturat vijnë gjithnjë e në rritje e shumë shpejt kosovarët mund të rrezikohen nga epidemi të ndryshme./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego






Të ngjashme