Plehrat tek Liqeni Artificial – (11 Qershor 2000)


Plehrat tek Liqeni Artificial – (11 Qershor 2000)

10:16 11/06/2000

Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Liqeni Artificial dalë nga dalë po kthehet në pellg. Në brigjet e tij hidhen plehrat dhe mbeturinat e ndërtimeve. E gjithë kjo zonë është Park kombëtar, por që vitet e fundit është shdërruar në qendër banimi dhe në kosh plehrash. Këto pirgje ndodhen në pjesën jugore të liqenit. Bregu tashmë ka humbur, tullat dhe llaçi i thatë e kanë bërë të papërdorshme këtë anë.

Sipas ligjeve shqiptare, ka vende të caktuara ku firmat hedhin këto materiale. Ndërkohë që rruga këtu është më e shkurtër dhe zgjidhje./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme