Plotësimi i vakancës së radhës në Kushtetuese, OSBE: U hodh një hap i rëndësishëm
Prezenca e OSBE në Tiranë ka komentuar plotësimin e vakancës së radhës në Gjykatën Kushtetuese. Në një reagim në mediat sociale, OSBE shkruan se votimi i djeshëm në Kuvend ishte një hap i rëndësishëm dhe i shumë pritur, pasi Gjykata Kushtetuese po bëhet funksionale.
Më tej kjo organizatë shton se po priten emërimet e tjera, që gjykata të jetë në funskion të plotë në mbrojte të shtetit të së drejtës.
“Prezenca e OSBE-së me kënaqësi vëren se është hedhur një hap i rëndësishëm e i shumëpritur drejt një Gjykate Kushtetuese plotësisht funksionale. Pas zgjedhjes së një gjyqtari tjetër nga Kuvendi, mbetemi në pritje të emërimeve pasuese, me qëllim që Gjykata të jetë në funksion të plotë si një institucion thelbësor për mbrojtjen e shtetit të së drejtës dhe të drejtave themelore të qytetarëve shqiptarë. Përmes mbështetjes së përkushtuar, Prezenca është e gatshme të vazhdojë ta ndihmojë Gjykatën Kushtetuese për rritjen e efektivitetit dhe transparencës”, është ky reagimi i OSBE.
Një ditë më parë Kuvendi miratoi kandidaturën e Altin Binajt për Gjykatën Kushtetuese. Binaj është anëtari i pestë në këtë gjykatë./tvklan.al