Plumba ndaj bashkëshortes dhe vjehrrës, humbin jetën nënë e bijë
Një krim i rëndë brenda familjes ka ndodhur pasditen e së enjtes në Stamboll të Turqisë. Një burrë në prag divorci ka qëlluar me armë zjarri bashkëshorten dhe më pas vjehrrën e tij, të cilat humbën jetën.
40-vjeçari Mehmet Reşit Ç. raportohet se fillimisht ka shkuar në shkollën ku e shoqja ishte nën-drejtoreshë dhe me dhunë e ka futur në makinë për ta dërguar në një adresë në rrugën Aksu. Aty e ka qëlluar me tre plumba në gjoks duke e lënë të plagosur rëndë bashkëshorten 38-vjeçare Ayşegul Ç., e cila humbi jetën në spital.
Më pas ai është nisur për tek shtëpia e së vjehrrës, 58-vjeçares Fehime Kuçuk, të cilën e qëlloi me armë zjarri duke e lënë të vdekur në vend.
Autori i vrasjes së dyfishtë u largua me shpejtësi nga vendngjarja ndërsa policia ka nisur një operacion të gjerë për kapjen dhe arrestimin e tij./tvklan.al