Plumba në drejtim të 30-vjeçarit brenda një lokali


Plumba në drejtim të 30-vjeçarit brenda një lokali

12:21 16/05/2018

Një 30-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri këtë të mërkurë në qytetin e Vlorës. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 11:40, brenda ambienteve të një lokali në lagjen “Pavarësia”.

I plagosuri është Roland D., nga fshati Llakatund. Sipas policisë 30-vjeçari ka marrë një plumb në këmbë. Ai u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Momentalisht mbeten të paqarta rrethanat e ngjarjes, apo identiteti i autorit. Policia thotë se gjithçka ndodhi pas një konflikti mes palëve. Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë pistolete.

Ndërsa grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit./tvklan.al






Të ngjashme