Plumba në drejtim të një personi
Një burrë ka mbetur i plagosur me armë zjarri pasditen e kësaj të hëne, në fshatin Piqeras të Sarandës. Burime paraprake të
ABC News
thonë se i dëmtuar ka mbetur Leven Hoxha, një bari 60-vjeçar i zonës.
Hoxha mësohet se ka marrë dy plumba, një në krah dhe një këmbë. Ai u dërgua fillimisht në spitalin e Sarandës dhe më pas u transportua drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar mjekësore.
Mbeten të paqarta rrethanat e plagosjes së 60-vjeçarit, ashtu sikurse autori i saj. Janë autoritetet policore ato që po punojnë për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.
/tvklan.al