Po hidhte plehrat, 25-vjeçarja bie nga ura
Një vajzë e re përfundoi në spital këtë të martë, pasi ra nga ura. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 09:30 në fshatin Mallunxë të Matit.
Sipas policisë, 25-vjeçarja me iniciale F.T. po hidhte plehrat në vendin e quajtur “Kumia e Tullave”, kur aksidentalish ra nga ura.
Ajo u nis për ndihmë më të specializuar drejt Tiranës, ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./tvklan.al