“Po i bëja nder një shoku”, gjykatësi i ul dënimin shqiptarit në Britani
Një korrier droge, i cili u kap rrugës për në Birmingham me kokainë të cilësisë së lartë me vlerë 500 mijë paund, përfitoi ulje të dënimit.
Shqiptari Gentjan Asllani u dënua nga gjykata e Birmingham me 7 vite e gjysmë burg, më 14 Shkurt të këtij viti.
40-vjeçari u arrestua më 18 Tetor të 2016-s, pasi policia ndaloi një makinë në autostradë ku gjeti të fshehur 2 kilogramë kokainë.
Asllani ndodhej i ulur në sediljen e pasagjerit ndërsa droga ishte fshehur nën ti. Ai i tha policisë së po i bënte nder një miku të tij duke ia transportuar drogën nga Londra në Birmingham.
Sipas autoriteteve britanike secili bllok i kokainës kishte një vlerë prej 250 mijë paund.
Gjykatësi që e dënoi Asllanin tha se ai kishte luajtur një rrol të rëndësishëm si korrier. Babai i tre fëmijëve e pranoi akuzën për shpërndarje të drogës së klasit A.
Megjithatë, mbrojtësja e tij ligjore, e kundërshtoi dënimin e dhënë duke thënë se ishte shumë i ashpër dhe së duhej ulur.
E kështu në seancën e zhvilluar këtë javë, gjykatësi i çështjes pranoi kërkesën e mbrojtjes dhe vendosi uljen e dënimit për Asllanin nga 7 vjet e gjysmë, në 6 vjet.
/tvklan.al