Po kalonte drogë në Greqi, arrestohet në kufi 34-vjeçari
Policia kufitare e Kakavijës ka arrestuar një 34-vjeçar që po përpiqej të trafikonte drogë në drejtim të Greqisë.
Endrit Zeqo, 34 vjeç , banues në Fier, u arrestua në kufi pasi në automjetin e tij tip “Benz”, me targa AA 239 OZ iu gjetën dhe sekuestruan 3 kg lëndë narkotike e dyshuar Heroinë.
Droga iu gjet në një vend të përshtatur poshtë kroskotit në 6 pako, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve “./tvklan.al