Po kërkonte për dhuratë për të bijën, kur zbuloi diçka të pabesueshme
Teksa po përpiqej të gjente dhuratën perfekte për Krishtlindje për vajzën e saj, një nënë mbeti pa fjalë kur zbuloi se 10 – vjeçarja kishte një motër binjake.
Jennifer Doering nga Winsconsin, dëshironte që të gjente të dhënat mbi të shkuarën e së bijës së adoptuar, duke menduar se kjo do të ishte një dhuratë e plotkuptimtë për të. Këto të dhëna publikohen në një gazetë kineze kur një fëmijë vendoset në jetimore dhe ndonëse Audrey nuk kishte shfaqur ndonjeherë interes për paraardhësit e saj, Jennifer dhe bashkëshorti i saj Tom menduan se do të ishte një dhuratë e bukur. Kështu, Jennifer kontaktoi me një faqe në internet të specializuar në gjetjen e informacioneve për fëmijët që dërgohen për adoptim. Pas kërkimeve, faqja në fjalë gjeti një foto që besohej se ishte shkrepur në jetimoren ku Audrey kishte qëndruar. Ajo shfaqej sëbashku me një vogëlushe tjetër, pikërisht motra e saj binjake. Jennifer dhe Tom nisën kërkimet për të gjetur vajzën tjetër. Pas disa ditësh, ata zbuluan se njësoj si e motra, edhe ajo ishte adoptuar në Wisconsin. Këtë Krishtlindje, 10 - vjeçarja mori një dhuratë ndryshe nga të tjerët. Ajo u njoh me binjaken e saj Grace./tvklan.al