Po luante futboll në kohë karantine, pezullohet nga detyra polici
Rregullat e izolimit nuk duhen thyer, aq më tepër kur bëhet fjalë për punonjës policie.
Por ndryshe vjen historia nga qyteti i Vlorës. Shefi i Seksionit të Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë e Policisë së Vlorës është pezulluar nga detyra pasi u kap duke luajtur futboll pasi kishte thyer orarin e karantinës.
Policia e Shtetit ka njoftuar se Komisari R. P. së bashku me 9 persona të tjerë ishin duke luajtur në një fushë futbolli në pyllin e Sodës. Ata janë ndëshkuar me masë administrative dhe do të karantinohen për 14 ditë.
“Karantinohen për 14 ditë, të 10 personat që u kapën duke luajtur futboll, të cilët do të mbahen nën mbikëqyrje nga ana e Policisë”, thuhet në njoftim.
Nga detyra është pezulluar edhe një punonjës tjetër policie me iniciale G. F. Ndaj tij ka nisur edhe një hetim disiplinor për shkelje të rëndë për shkak të mospërmbushjes apo dështimit në përmbushjen e detyrave ose përgjegjësive të caktuara.
Kjo pasi ai i ka konstatuar këta persona duke luajtur futboll dhe nuk ka marrë asnjë masë./tvklan.al