Po, mund të mbetesh shtatzënë kur je shtatzënë


Po, mund të mbetesh shtatzënë kur je shtatzënë

11:11 30/07/2018

Fertiliteti ndryshon shumë nga një grua te tjetra. Disa mund të mbeten shtatzënë shumë lehtë, ndërsa të tjera janë të detyruara të ndjekin disa alternativa derisa të arrijnë rezultatin.

Disa mezi presin për të mbetur shtatzënë, ndërsa disa e shmangin haptazi atë. Por a mund të mbesin femrat shtatzënë ndërkohë që ato janë shtatzënë?

Nëse po lexoni këto rreshta dhe jeni të habitur, nuk jeni të vetmit. Është një pyetje tronditëse dhe përgjigja është edhe më tronditëse.

Rezulton se mund të ngelesh shtatzënë ndërkohë që je tashmë shtatzënë. Fenomeni njihet si superfetimi dhe është jashtëzakonisht i rrallë, por ndodh.

Connie Hedmark, një obstetër nga Michigan, tha për BabyCentre:

"Hormonet e shtatzënisë zakonisht mbyllin sistemin e një gruaje, duke e bërë të pamundur që të ndodhë ovulacioni gjatë shtatzënisë së saj”.

“Kjo është arsyeja pse superfetimi është kaq i jashtëzakonshëm”

.

Askush nuk e di pse ndodh kjo, por disa besojnë se ndodh kur implantimi i embrionit vonohet që të parandalojë hormonet.

Mungesa e njohurive mbi këtë dukuri ndodh ndoshta për faktin sepse është shumë e rrallë. Studiuesit e superfetimit kanë identifikuar vetëm 10 raste të tilla./tvklan.al 





Të ngjashme