Po planifikonte sulm me bombë në aeroportin e Berlinit


Po planifikonte sulm me bombë në aeroportin e Berlinit

09:06 10/10/2016

Policia gjermane ka arrestuar një të dyshuar për terrorizëm, i cili besohet se po planifikonte një sulm me bombë.

“Të lodhur, por të kënaqur: natën e shkuar në Leipzig kapën një të dyshuar për terrorizëm”,

deklaroi policia me anë të një postimi në Twitter.

Sipas BBC, autoritetet kishin kohë që kërkonin për të dyshuarin Jaber al – Bakr, një refugjat sirian. Të shtunën policia zbarkoi në shtëpinë e tij pranë qytetit të Chemnitz.

Sipas hetuesve, në banesën e tij e të dyshuarit u gjetën me qindra gramë eksplozivë.

Rreth 100 persona u evakuuan nga blloku i banesave, teksa eksplozivët u lëvizën për një shpërthim të kontrolluar.

Sipas autoriteteve gjermane, ato ishin të ngjashme me eksplozivët e përdorur në Paris dhe Bruksel. Raporte të ndryshme në media thonë se al – Bakr po planifikonte një sulm në aeroportin e Berlinit.

Dy persona të tjerë u arrestuan në Chemnitz, pasi kishin kontakte me al – Bark, ndërsa një tjetër person u ndalua në Fritz – Heckert.

Policia publikoi foto të al – Bakr, i lindur në Damask, megjithatë deri më tani nuk ka dhënë asnjë detaj sa i përket motiveve të tij./tvklan.al






Të ngjashme