Po punonte në banesë, të riun e zë korenti


Po punonte në banesë, të riun e zë korenti

15:45 16/07/2016

Një i ri ka gjetur vdekjen në qytetin e Vorës. Policia e qytetit bregdetar ka njoftuar, se 26-vjeçari D. B ka mbërritur në spitalin rajonal të Vlorës i vdekur, rreth orës 10:30.

Ai ishte dërguar me urgjencë nga familjarët, pasi kishte rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Familjarët kanë thënë se i riu, banues në fshatin Karbunar, ishte duke punuar në shtëpi kur ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Mjekët kanë thënë se 26-vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

/tvklan.al






Të ngjashme