Po rregullonte prizën e televizorit, vdes 68 vjeçari
Një burrë ka gjetur vdekjen këtë të shtunë në Pogradec, pasi ra në kontakt me rrymën elektrike.
Sipas informacioneve paraprake të policisë, A.M, 68 vjeç nga fshati Zagorçan i Pogradecit ka qenë duke punuar me prizën e televizorit, kur ka rënë në kontakt me energjinë.
Mësohet se 68 – vjeçarin e nisën menjëherë për në spital, por fatkeqësisht ai ndërroi jetë.
Policia po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/tvklan.al