Po trafikonte 930 kg duhan, arrestohet 38-vjeçari në Kukës

Duhani i sekuestruar

Po trafikonte 930 kg duhan, arrestohet 38-vjeçari në Kukës

09:36 25/11/2020

Policia e Kukësit ka goditur një rast të kontrabandës me mallra për të cilat paguhet akcizë. Në një njoftim për mediat bëhet me dije se  është E. A. 38 vjeç, pasi po tentonte të kalonte një sasi duhani kontrabandë.  

Në aksin rrugor Kukës-Morinë, është ndaluar mjeti tip furgon me drejtues shtetasin E. A. Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia brenda në furgon u gjetën dhe u sekuestruan 930 kg duhan (gjethe duhani të thata), pa faturë shoqërimi”, njoftojnë autoritetet. 

Tashmë të gjitha materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës” dhe “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”./tvklan.al






Të ngjashme