Poçi takim me Limpreht në Rogner – (1 Maj 2000)
Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Ka dashur të paguaj kafetë por këtë e ka bërë më parë shoku i tavolinës. Behët fjalë për Ministrin e Rendit Spartak Poçi dhe Ambasadori Amerikan Limpreht, pas një takimi jo zyrtar në Hotel Rogner. Takim që nuk u lejua të filmohej nga kamerat. Asnjë koment pas takimit edhe pse jo zyrtar.
Vetë Poçi të cilin në hollin e hotelit e prisnin shumë gazetarë ka menduar ta mbajë të fshehtë shkakun e takimit me përfaqësuesin e shtetit më të madh në Shqipëri. I rrethuar nga bodigardët e tij Poçi pasi ka refuzuar të flasë ka lënë Rognerin./tvklan.al
Gazetar – Eduart Frangaj