Pogradec, shpërthim në shtëpinë e Kryetarit të PD-së.
Pogradec, shpërthim në shtëpinë e Kryetarit të PD-së.
Shpërndaje
09:22 06/01/2014Qyteti i Pogradecit është troditur mbrëmë nga një shpërthim në banesën e Kryetarit të Partisë Demokratike. Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve e vona të së dielës, në katin e parë të banesës private të Luan Lipos, në lagjen numër 5 të qytetit.Mësohet se në momentin e shpërthimit në banesë ndodheshin të gjithë anëtarët e familjes, por fatmirësisht ata kanë shpëtuar pa marrë lëndime. Nga shpërthimi mësohet të ketë vetëm dëme materiale.Luan Lipo ka deklaruar se nuk ka pasur konflikt me asnjë person. Ai e ka cilësuar ngjarjen krejtësisht për motive politike dhe kërkon nga policia të zbardhet e vërteta.