Pokemon Go, loja shkakton vdekjen e parë


Pokemon Go, loja shkakton vdekjen e parë

14:08 20/07/2016

Një adoleshent është vrarë, në atë që mund të konsiderohet si vdekja e parë e dikujt që luan Pokemon Go.

Jerson Lopez de Leon, 18 – vjeç, nga Guatemala, vdiq pasi u qëllua me armë, ndërkohë që po luante lojën sëbashku me kushëririn e tij 17 – vjeçar, Daniel Moises Picen.

Sipas “The Independent” është ende e paqartë arsyeja e këtij sulmi. Dyshimet janë se autorët mund të kenë zbuluar se adoleshentët po përdornin aplikacionin, i cili inkurajon njerëzit që të luajnë jashtë në vende specifike, apo edhe për të gjetur lojtarët e tjerë.

Dy të rinjtë po kërkonin për Pokemon në rugët e Chiquimula, 120 milje nga Guatemala City.

Vdekja e të riut duket se është e para që lidhet me lojën Pokemon Go, ndonëse për momentin nuk ka të dhëna konkrete se loja është përgjegjëse./tvklan.al






Të ngjashme