Pol Pogba nxeh sërish merkaton


Pol Pogba nxeh sërish merkaton

16:20 18/07/2016
Ka qenë emri më i përfolur në merkaton e sezoneve të fundit.

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe edhe në këtë sesion të tregut të transferimeve me Pol Pogba në rolin e protagonistit në atë që mund të jetë goditja më e madhe në merkato.

Mesfushori francez është shumë pranë kalimit te Mançester Junajtid.

Të paktën kështu raportonin pak ditë më parë mediat italiane, që në titujt e tyre kishin vendosur shumë 120 milion euro që Zhoze Murinjo ishte gati të paguante për të blerë kartonin e lojtarit nga Juventusi.

Por tani, klubi anglez nuk mund të jetë më i sigurt se mund të marrë shërbimet e Pogba.

Për ta bërë edhe më sensacionale tratativat për atë që cilësohet si një nga talentet më të mëdhenj të futbollit botëror mendon Reali i Madridit.

Sipas mediave spanjolle, Zinedin Zidan e ka vendosur patriotin e tij sërish në krye të listës së blerjeve.

Jo vetëm kaq, por edhe padroni i klubit, Florentino Perez e pëlqen shumë mesfushorin dhe për këtë është gati të mundë ofertën e Mançester Junajtid në mënyrë që të marrë shërbimet e tij duke nisur nga sezoni i ardhshëm.

Kjo garë e fortë mes dy klubeve më të masur të botës bën që Juventusi të fërkojë duart.

Ndryshe nga vitet e shkuar, tani kampionët italianë janë gati të shesin kartonin e Pol Pogba.

Një prej arsyeve që shtyn Juventusin në këtë vendim është edhe tratativa e hapur me Gonzalo Higuain dhe vetëm shitja e Pol Pogba do të siguronte 98 milion eurot që duhen për të transferuar sulmuesin argjentinas.

Tv Klan





Të ngjashme