Polemika pas fitores së Juventusit në kupë


Polemika pas fitores së Juventusit në kupë

13:39 01/03/2017

Penallti të mohuara, penallti të akorduara dhe në ndeshjet ku luan Juventus dëgjohet e njëjta histori. Takimi i parë i gjysmëfinales së kupës së Italisë është ngjyrosur nga polemikat për favorizim të skuadrës torineze nga arbitrat. Lojtarët e Napolit protestuan jo vetëm për penalltinë që që fitoi Dybala por edhe për një të pa dhënë ndaj Albiol.

Trajneri i Juventusit, Allegri tregohet i kujdesshëm kur pyetet pikërisht për këto raste:

Nga fusha dukeshin 11-metërsha, por nuk e di nëse ishin apo jo. Arbitri vërshëlleu por mendoj se paraqitja e Juventusit nuk mund të krahasohet me penalltitë pasi kishim mundësi për të shënuar edhe gola të tjerë.

Shumë i ashpër është treguar presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis. Ai i ka quajtur të turpshme vendimet e arbitrit në favor të Juventusit. Madje zyrtarë të kubit kanë pohuar për mediat se De Laurentiis po mendon që për ndeshjen e kthimit të hedhë në fushë ekipin 19-vjeçarëve të Napolit.

Takimi i djeshëm u fitua nga Juventus 3-1. Fillimisht shënoi Callejon për Napolin. Në pjesën e dytë Dybala me dy 11 metërsha, dhe Higuain i dhanë fitoren Juves./ TV KLAN






Të ngjashme