Policë nga vendet fqinje në rrugët e Shqipërisë


Policë nga vendet fqinje në rrugët e Shqipërisë

16:23 12/06/2018

Edhe këtë sezon veror në rrugët e Shqipërisë do të ketë policë nga Kosova dhe Maqedonia. 18 efektivë nga policia kosovare dhe 6 nga ajo maqedonase do të stacionohen me patrulla në Rrugën e Kombit, në Shëngjin, Velipojë dhe Sarandë.

Për të rritur sigurinë në plazhe, 130 efektivëve të policisë shqiptare do të zhvendosen në zonat turistike përgjatë gjithë vijës bregdetare.

“Mbështetur në një përvojë shumë të mirë, analizën e së cilës ne e kemi bërë në Nëntor të 2017, për çfarë kemi pasur problematika gjatë sezonit të kaluar, do të mund të na ndihmojnë që të mund të reflektojmë më mirë dhe të japim parametra shumë më të lartë qetësie dhe sigurie tek qytetarët dhe të gjithë operatorët turistikë në këtë sezon”.

Do të monitorohen lokalet për zhurmat gjatë orëve të natës si dhe kufizimet për lëvizjen e mjeteve motorike në det.

Tv Klan






Të ngjashme