Policët dhunojnë turisten se kishte veshur…


Policët dhunojnë turisten se kishte veshur…

12:01 08/02/2020

Një turiste britanike është dhunuar nga policia në një plazh në Maldives. Arsyeja? E reja qëndronte me bikini në publik. Pamjet u publikuan me shpejtësi në internet, për ngjarjen që ndodhi në ishullin Maafushi.

E reja duket në video të tërhiqet nga të paktën tre policë. Ajo dëgjohet të thotë “po më sulmoni seksualisht”, ndërkohë që kundërshton që të mos i vënë prangat.

Një burrë i hedh një peshqir për t’i mbuluar trupin. Pas ngjarjes drejtori i policisë në Maldives kërkoi falje publike dhe deklaroi se incidenti ishte menaxhuar keq nga punonjësit e tij.

Ai u shpreh se autoritetet morën një ankesë se një grua ishte “veshur në mënyrë të papërshtatshme” dhe ishte “e dehur”. Britanikja u arrestua dhe më pas u dërgua në polici, por shumë shpejt u lirua pa asnjë akuzë.

Mediat shkruajnë se Maafushi është një qendër shumë e populluar turistike, por të veshësh bikini në publik është e ndaluar. Megjithatë kjo gjë lejohet në resortet turistike./tvklan.al






Të ngjashme