Policët marrin shpërblimet (5 Dhjetor 1998)
Sot Forcat e Rendit kanë marrë shpërblimet për shërbimet e tyre gjatë gatitshmërisë gjatë ditëve para dhe pas Referendumit. 50 mijë lekë të vjetra për policët në terren dhe 30 mijë për ata në Administratë. Këto kanë qënë shpërblimet që sot krerët e Ministrisë së Rendit u kanë shpërndarë vartësve të tyre. Është fakt që Forcat e Rendit kanë treguar profesionalizëm dhe kurajo gjatë ditëve të procesit referendar dhe falë kësaj pune Referendumi kaloi pa incidente.
Pikërisht për të shpërblyer punën e tyre, financa e Ministrisë së Rendit sipas premtit të vetë kreut të saj Koçi, ka shpenzuar një pjesë të fondit të saj. Edhe pse shuma nuk është e majme, shpërblimi ka shërbyer për ngritjen e moralit tek Forcat e Rendit./tvklan.al
Gazetar : Eduart Frangaj