Policët, trafik me drogën (7 Dhjetor 1999)
Forcat e policisë të implikuar në transportimin e lëndëve narkotike. Dy punonjës policie të Komisariatit të Lushnjes janë zbuluar mbrëmë nga kolegët e tyre pogradecarë me 112 kilogramë kanabis sativa në bagazhin e benzit të tyre. Sasia e madhe e drogës ishte paketuar dhe presuar në ambalazh kafeje dhe ishte destinuar të kalonte në Greqi. Dy policët nga Lushnja kishin bashkëpunuar dhe me një të tretë i cili u arrestua një orë më pas nga Policia e Devollit.
Është rasti i parë që një trafik lëndësh narkotike përfshin uniformat blu, të cilët jo vetëm u pezulluan nga puna por dhe u prangosën. Droga ka pezulluar nga puna dhe policët në kryeqytet. Kësaj radhe me urdhër të Drejtorit Havari i cili ka pezulluar katër policë të antidrogës për mosprofesionalizëm në zbulimin e një sasie të madhe droge në shtëpinë e një shtetasi./tvklan.al
Gazetar: Eduart Frangaj